Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për vrasjen e 3-fishtë sot në Tiranë duke thënë se ngjarja makabre është e papranueshme. Teksa shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave, kërkon që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit.

“Lajmet makabre të ditës së sotme në Tiranë, ku tre gra janë vrarë e tre të tjera janë plagosur, janë tërësisht të papranueshme! I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave!

Fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike, ku dinjiteti dhe jeta e njeriut janë vlera të larta dhe të pazëvendësueshme. Dënoj ashpër të gjitha ngjarjet e dhunës në familje dhe kërkoj që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit. Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë së vepruari deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht”, tha Begaj.

Artikulli paraprakÇËSHTJA MCGONIGAL/ NESËR 24 ORË MOCION ME DEBAT ME RAMËN! ALIBEAJ DO KETË KOHË TË BARABARTË FJALE ME KREUN E QEVERISË
Artikulli tjetërTRAGJEDIA NË GREQI, SHKON NË 44 NUMRI TË VIKTIMAVE NGA PËRPLASJA E TRENAVE!