Shtyhet gjyqi te Gjykata e Krimeve të Rënda për 31-vjeçarin David Qosja, i cili ekzekutoi me armë policin Ardian Kodra në Torovicë të Lezhës para një viti.

Sot në gjyq pritej dëshmia e ekspertëve që vlerësuan gjendjen psikike të autorit të vrasjes së policit. Por Qose, i pranishëm në seancë ka kërkuar që prezent të ishte edhe avokati i tij mbrojtës. Gjykata pranoi kërkesën e tij duke shtyrë seancën.

Pasi prokuroria kërkoi burg për jetë, Qose pretendoi se kishte probleme mendore ndërsa nga ekspertiza pak muaj më parë e vlerësoi si të aftë mendërisht. Në seancën e sotme ishin parashikuar pyetjet për ekspertët që vlerësuan gjendjen e tij psikike.

Qose vrau efektivin e policisë vitin e kaluar dhe nuk pranonte të dorëzohej pasi terrorizoi fshatin Torovicë të Lezhës, me armë kallashnikov.

Artikulli paraprakHARROHET VARRI I KOLË IDROMENOS!
Artikulli tjetërGJYKATA “ARREST ME BURG” PËR EFEKTIVËT