Nikollë Sherrniku u arrestua nga policia e Lezhës i dyshuar si bashkautor në vrasjen e efektivit të FNSH-së së Shkodrës Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur pranë fshatit Gajush në Lezhë më 5 dhjetor. Astrit Gjoka nga fshati Adriatik është vjehrri i cili thotë dhëndrri ka qenë tek shtëpia ime dhe këtë deklaratë e kam bërë edhe në polici deklaroi vjehrri i autorit të dyshuar duke kërkuar që të mos ngrihen akuza të pabaza për Nikollë Sherrnikun.

Ndërkohë janë zbardhur edhe disa detaje të reja nga vrasja e efektivit Xhuljo Prela. Mësohet se një nga të dyshuarit për vrasjen e Prelës, Nikollë Sherrniku është dorëzuar në polici më datë 19 dhjetor ndërsa ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Përveç Sherrnikut, për ngjarjen e rëndë është shpallur në kërkim dhe një person tjetër, Brilant Martinaj i dyshuar si bashkëautor në vrasjen e 26-vjeçarit në aksin rrugor Lezhë-Milot në zonën e Gajushit. Policia bëri të ditur se viktimat dhe 2 të dyshuarit, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personit që i ka bërë me dritë.

Më tej, ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës duke humbur jetën.

Artikulli paraprakRINISIN KËRKIMET PËR GJETJEN E TRUPIT TË JAN PRENGËS
Artikulli tjetërSTUDIMI, SHQIPTARËT KOSTO TË LARTA PËR NË ANGLI