Flet për herë të parë babai i Konstantinos Kaçifas, Janis Kaçifa. Ai ka folur për vrasjen e ekstremistit nga RENEA dhe thotë se djali i tij u vra nga policia shqiptare sepse ishte patriot.

Me lot në sy, ai thotë se i biri ishte i ndikuar nga ndjenjat patriotike për grekët dhe se ishte i lidhur me helenizimin.

“Konstandini u inspirua nga ushtarët grekë që u vranë në Vorio-Epir në ’40-41. Ai ishte i inspiruar aq sa nuk ndahej dot nga flamuri grek.

Në një prononcim për Protothema.gr, Janis ka thënë se djali i tij kishte shkuar në fshat 5 vite më parë për të punuar dhe kur ishte kthyer më pas, kishte mbajtur flamurin grek në kodrën ku grekët u vranë.

“Shkoi në fshat 5 vite më parë për të punuar. Kur erdhi, ai tundi flamurin grek ku u vranë ushtarët grekë dhe tha se ndihej grek. Ai donte të shkonte në Bularat sepse kishte ndjenja patriotike për helenizmin.

Ai denonconte statusin e një bote sovrane, që nuk mbrojti dot Vorio-Epirin. Djali im thoshte se: Ne nuk na duan. Budallenjtë e botës sovrane dhe të pavarur, e lanë Vorio-Epirin jashtë”.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA, E PARA NË EUROPË PËR EMIGRACION POTENCIAL
Artikulli tjetërKOPLIK, PREJ NJË JAVE ME MAMOGRAFI TË LËVIZSHME