Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë ende asnjë të dyshuar për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqeri Syla deklaroi se prokuroria ka nisur hetimet dhe se për zbardhjen e kësaj ngjarjeje janë angazhuar dy prokurorë.

“Vrasja e Oliver Ivanoviçit është duke u hetuar nga një ekip prej dy prokurorëve të Prokurorisë sonë, Nijazi Rexha dhe Jova Radoviç”, ka thënë Shyqeri Syla Lideri i iniciativës qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’, Oliver Ivanoviç, është ekzekutuar me armë zjarri në Kosovë, teksa është qëlluar me katër plumba në gjoks.

Artikulli paraprakI MORI PARA NJË SHOFERI, ARRESTOHET POLICI I QARKULLIMIT
Artikulli tjetërVRASJA E LIDERIT TË SERBËVE NË KOSOVË, REAGON BASHA: ATENTAT NDAJ DIALOGUT