Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin për grupin e zjarrit të Lazaratit ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, qershorin e 2015-ës, një vit pasi policia kishte hyrë në fshatin e famshëm të kanabisit dhe kishte spastruar territorin nga lëndë narkotike.

Krimet e Rënda kanë dhënë dy burgime për jetë për dy prej kokave të grupit të zjarrit Albion Aliko dhe Bajram Boci. 35 vite burg janë dhënë për Elvis Boçin, ndërsa për 7 anëtarët e tjerë të grupit janë dhënë dënime nga 9 deri në 20 vite burg.

Në total janë dhënë 150 vite burg dhe dy dënime përjetë për 11 të akuzuarit e procesit “Lazarati 2”.

Vendimi u prit mes tensionit dhe debatit mes oganit të akuzes dhe familjarëve, ku këta të fundit u nxorën jashtë nga forcat e sigurisë në sallën e gjyqit.

Përkatësisht Gjykata vendosiAlbion Aliko – Burgim i përjetshëm;Bajram Boci – Burgim i përjetshëm.Elvis Boçi – 35 vite burg;Alban Aliko – 20 vite burg;Elson Kasma – 18 vite burg;
Xhulio Malo – 10 vjet;Klodian Selimi – 13 vjet;Oltion Proko – 9 vite burg;Dervish Gaba – 15 vite;Ruhan Hija – 15 vite burg;Iljaz Xhaferri – 15 vite burg;

Artikulli paraprakGAZ LOTSJELLËS NË SEANCË PËR PENGIMIN E DEMARKACIONIT
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NË SHKODËR, MESI:KESH JEP 8 MLN LEKË