Seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës u ndërpre për herë të tretë gjatë ditës së sotme pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës në sallë, duke pamundësuar vijimin e procesit.

Sot ishte paralajmëruar miratimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, një nga kushtet e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.

Për të tretën herë në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, duke detyruar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli u detyrua të ndërpriste sërish seancën për të vijuar më vonë.

Kryesia e Kuvendit mbajti një mbledhje ku vendosi që t’i përjashtojë ata që gjuajtën gaz lotsjellës.

Artikulli paraprakPËSON INFARKT, NDËRRON JETË I DËNUARI TE BURGU 313
Artikulli tjetërVRASJA IBRAHIM BASHËS,2 DËNIME PËRJETË E 150 VITE BURG AUTORËVE