Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë garanci pasurorë, për Ervis Martinajn, një nga protagonistët e vrasjes në ish-bllok ndodhur më 4 tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar masën arrest me burg.

Martinaj u la i lirë kundrejt garancisë pasurore prej 5 milion lekësh.
Vrasja në ish-bllok – Mbrëmjen e 4 Tetorit 2018, në lokalin “Monopol” në ish-Bllok humbi jetën i riu Fabiol Gaxha, ndërsa të plagosur mbetën shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Përveç hetimeve për akuzën e ” Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në ngjarjen e ndodhur brenda lokalit “Monopol” ndaj Martinajt është hapur hetim dhe për pastrimite produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”.
Kush ishte Ervis Martinaj – 36 vjeçari Ervis Martinaj ishte një emër i njohur për policinë. Ai ishte dënuar me 1. 4 vite burg me akuzën e moskallëzimit të krimit mbi vrasje e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015.

Ngjarja pati ndodhur në zonën e Linzës në Tiranë dhe vrasja u krye pas një debati për çështje banale.

Ndërkaq Martinaj është përmendur prej prokurorisë dhe në çështjen “Shullazi”, ku është thënë se i ka ofruar shuma parash biznesmenit Ylvi Beqaj për të mos folur.

Artikulli paraprakSHKODËR, VLLAZNIA MES SHUMË PROBLEMEVE
Artikulli tjetërLIROHEN 40 TË ARRESTUARIT E PROTESTËS SË OPOZITËS, 2 MBETEN NË BURG