Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 40 nga 42 të arrestuarit e protestës së 2 qershorit të opozitës.

Në seancën e cila zgjati rreth 4 orë, 2 prej tyre u lanë në arrest me burg, 3 arrest shtëpie dhe 37 detyrim paraqitje.

Personat akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Detyrim per paraqitje 37 persona.Arrest shtëpie:Dori Alikaj;Aurel Caka;
Lazer Koçeku.Arrest me burg: Emiljan Ypi ; Donaldo Imeraj.

Artikulli paraprakVRASJA NË ISH-BLLOK, APELI LË TË LIRË ERVIS MARTINAJN
Artikulli tjetërLAJM TRONDITËS PËR FUTBOLLIN, NDAHET NGA JETA KRIJUESI I CHAMPIONS LEAGUE