POLICIA E SHKODRËS BËN PUBLIK VERSIONIN ZYRTAR PËR ATENTATIN E DY DITËVE MË PARË.“Një larje hesapesh për shuma të mëdha në trafikun e drogës”.

Ky është motivi që sipas policisë fshihet pas ekzekutimit me breshëri automatiku të Edmond Batrit dhe Admir Alisë, të njohur si “të fortët” e Shkodrës mesditën e së shtunës 20 dhjetor.Përmes një deklarate për shtyp policia e Shkodrës njofton se Admir Alija e Edmond Batrit, rezulton se kanë respektivisht nga 6 plagë të shkaktuara me armë zjarri, ku ndër të tjera ka plagë me dëmtime masive në pjesën e kokës, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Ndërsa Amarildo Pirani, 20 vjeç i cili mbeti i plagosur në këtë atentat ka plagë të parrezikshme për jetën.Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur e sekuestruar në cilsin e proves materjale 13 gëzhoja, model 56, mbetje bilogjike (njolla gjaku) si dhe tre automjete të viktimave.“Nga informacionet në rrugë operative dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh për shuma të medha në trafikimin e drogave. Po punohet per zbulimin e autorit-vet,” thuhet në njoftimin e policisë.Dje më 21 dhjetor 2014 ka nisur procedimi penal pa autor, per veprat penale te « Vrasje rrethana cilesuese » dhe « Mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake » për vrasjen e ndodhur një ditë më parë pranë vendit te quajtur « Dudas », Lagjia « Ahmet Haxhija » Shkodër.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/WfgOeA8p2hE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakGJERMANI, 400 MIJË DRITA PËR FESTA
Artikulli tjetërKOSOVA, HARTON BUXHETIN PËR 2015-tën