Babai i Marvi Mihalit, djali i cili u vra mbrëmjen e 1 gushtit thotë se thika me të cilën u sulmua i ka çarë aortën.

Pavllo Mihali tregon për “Shekulli-n”, se e vërteta e ngjarjes është për një karikues. Ai thotë se Marvi ishte vetë i dytë në atë sherr dhe se nuk kishte asnjë njohje me sulmuesit e tij. “Marvi nuk i njihte. Një shok i Marvit ja kishte shitur vagabondëve celularin. Shoku thërret Marvin nga lokali. Marvit ia ngulën thikën duke i çarë aortën!” mësohet të ketë thënë Pavllo Mihali për gazetaren Xhentila Gjoshi shkruar sot në gazetën “Shekulli” Vrasja sipas policisë Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Selman Stermasi”, në rrugen Gjin Bue Shpata në kryeqytet. Gjithçka ka nisur pas një konflikti mes 22 vjeçarit dhe shtetasit Dejvi Bitraj 19 vjeçar.

Mësohet se shkak i nisjes së sherrit ka qenë një celuar i blerë nga viktima dhe nuk i punonte karikuesi dhe kishte probleme me disa aplikacione. Policia në zbardhjen e ngjarjes bëri të ditur se 19 vjeçarit i kanë ardhur në ndihmë kushërinjtë e tij Eugen Bitraj 24 vjeç, Kridens Alla 19 vjeç si dhe Marsel Alla 23 vjeç të tre banues në Tiranë. Gjatë konfliktit policia bën të ditur se ka qenë Eugen Bitraj i cili ka goditur me thikë 22 vjeçarin. Mësohet se prej kalimtarëve të çastit ai është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak. Por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve i riu nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, duke ndrruar jetë dy orë pas goditjes së marrë. Në pranga janë vënë të katër personat. Ndërkohë materialet iu referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.

Artikulli paraprakCHRISTOPHER WRAY, KREU I RI I FBI-SË
Artikulli tjetërSITUATA E ZJARREVE, SHËNOHEN 15 VATRA