Kristjan Cenaj i vënë nën akuze për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dënimin me burgim të përjetshem. Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokurori i Lezhës Françesk Ganaj, i cili dha ne gjykate konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje. Sipas organit të akuzes është arritur të provohet se 31-vjeçari Cenaj është autori i ngjarjes, duke konsumuar vepren penale të “Vjedhjes me pasoje vdekjen”, ndërsa vetë i akuzuari ka mohuar ne vazhdimesi të ketë lidhje me krimin makaber i cili ka ndodhur me qëllim grabitjen e adoleshentit, pasi ai mbante me vete nje ore ROLEX.

Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco e cila do të vendose, për fatin e 31-vjeçarit Kristjan Cenaj, i cili ndodhet në parburgim që prej muajit tetor të vitit 2022, kur u arrestua nga policia me kerkese të prokurorisë.

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh 4 muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij.Autori i dyshuar i ngjarjes Kristjan Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht të vitit 2022 dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, pasi do të shkonte në dasmën e një të afërmi të tij. Ndërkohë nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoj se 16-vjeçari Maringlen Gjonaj është goditur me sende të forta në kokë, çka i shkaktoi vdekjen dhe pastaj është groposur në vendin ku ka ndodhur krimi i rëndë.

Artikulli paraprakSHKODËR, 19-VJEÇARJA E DENONCON PËR PËRNDJEKJE DHE DHUNË, POLICIA NË KËRKIM TË 20-VJEÇARIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA, TË PREMTEN MIQËSORE NDAJ ZRINJSKI