Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj 21-vjeçarit Mirald Metallari, i cili vrau me armë zjarri babain e tij dhe plagosi të ëmën.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre në Bathore me 24 korrik 2017. Mbi të rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare (me viktimë babain e tij); “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, me të dëmtuar nënën e tij, si edhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Sipas dëshmisë së dhënë për policinë, Mirald Metallari, ka rrëfyer se shkaku i konfliktit ka qenë një karrocë e mbushur me llaç e cila ishte rrëzuar në tokë. Sipas dëshmisë mamaja ka tentuar të ndalojë të birin për të mos qëlluar por Miraldi ka shtënë dhe në drejtim të saj. Krimi u krye me armën e shërbimit të Miftar Metallari i cili ishte punonjës policie. Në familjen Metallari po kryenin disa rregullime pasi pas dy javësh kishin ceremoninë e dasmës së njërës prej vajzave.

Artikulli paraprakTURQIA ‘SFIDON’ NATO-N, BLEN SISTEMIN RAKETOR RUS S-400
Artikulli tjetërARREST ME BURG PËR DJALIN VRASËS: NËNA NUK MA FAL