Gjykata e Kurbinit vendos masën e sigurisë burg pa afat për Violeta Donajn gruan që vrau bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj në tregun e Milotit ditën e diel.

Donaj në Gjykatë shfaqi pendesë për krimin e rëndë dhe ka shpërthyer në lot. Ajo është shprehur përpara trupës gjykuese se burri e keqtrajtonte dhe luante bixhoz, prandaj edhe kishte ndërmarrë aktin ekstrem në orën 7 të mëngjesit të së dielës.

“Më rrihte. Ai luante bixhoz, i linte lekët në bixhoz. Ndaj dhe e kam kryer krimin e rëndë”.-eshte shprehur Violeta Donajn ne sallen e gjyqit.

Në seancë nuk ka qenë i pranishëm asnjë familjar ndërsa dosja e saj do i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila heton krimet në familje.

35 vjecarja Violeta Donaj ka qene e shoqeruar me kunaten e saj, kur kane mberritur ne tregun e Milotit dhe pasi kane debatuar , Violeta nen e dy femijeve ka nxjerre pistoleten duke qelluar ne drejtim te bashkeshortit Kujtim Donaj.

Sipas te dhenave cifti Donaj kishte patur grindje te njepasnjeshme, dhe se shkak i kesaj ngjarje makaber mund te jete xhelozia si dhe bixhozi.

Artikulli paraprakLËVIZJA MES GROPAVE NË “ZOOTEKNIKË”
Artikulli tjetërTURNEU I PERFAQËSUESEVE RAJONALE