Janë zhvilluar ndeshjet e javës së dytë të kampionatit të përfaqësueseve rajonale të moshavë U-13, U-15 dhe U-17.

Ndeshjet e kësaj jave të parë sipas kalendarit janë luajtur në Kamëz, Elbasan dhe Korçë. Ekipet e Zonës së Shkodrës ndeshjet e tyre i kanë luajtur në Kamëz dhe përballë kanë patur ekipet e Zonës së Fierit.

Në tre ballafaqimet e zhvilluara është vendosur një paqe. Ka nga një fitore për secilën zonë dhe një barazim. Kështu, në përballjen e 17 vjeçarëve, ekipi i Shkodrës i drejtuar nga Edi Martini ka fituar me rezultatin 2-0, ku autorë të golave kanë qenë Paloka dhe Elbasani.

Në përballjen e 15 vjeçarëve ka fituar Fieri 1-0 me golin e Çipit. Ndërsa në ndeshjen e 13 vjeçarëve, është arritur barazimi 1-1.

Golin për shkodranët e ka shënuar Ara. Javën e ardhshme do të luhen ndeshjet e javës së tretë.

Artikulli paraprakVRAU BURRIN, “BURG PA AFAT” PËR VIOLETA DONAJN
Artikulli tjetërTROFEU “KORÇA”, VLLAZNIA TRE VENDE TË PARA