A . DUSHAJ Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e ka shpallur fajtor duke e dënuar me 35 vjet burg 31-vjecarin Aleksander Dushaj I akuzuar për dy vrasje atë të vëllezërve Abdullah dhe Skender Shkami.

Avokati Albert Keraj kërkoi uljen e 1/3 të dënimit për faktin se I pandehuri e kishte pranuar krimin , ka qënë I gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë, ndërsa vrasja nuk është kryer me paramendim por ka qënë ngjarje e castit.Ndërsa organi I akuzës kërkoi përfundimisht “Burgim Përjetë”. Pas shqyrtimit të cështjes trupi gjykues I kryesuar nga Luveda Dardha mori vendim duke dënuar me 35 vjet burg 31 vjecarin Dushaj.I pandehuri Dushaj përfitoi kështu uljen e një të tretës së dënimit duke u shpëtuar nga burgimit të përjetshëm.Gjykata urdhëroi transferimin e tij për kryerjen e dënimit në burg të sigurisë së lartë.Ndërkohë pala mbrojtëse Brenda 10 ditëve ka të drejtën e apelimit.Më herët Dushaj kërkoi mëshirë përpara trupit gjykues, ndërsa shfaqi shenja pendese për krimin që ka kryer.Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 Janar të vitit 2016 në fshatin Drisht kur Aleksandër Dushaj ekzekutoi me 20 plumba vëllezërit Abdullaj dhe Skender Shkami.Viktimat kishin refuzuar që të bënim miqësi me autorin, pasi ky I fundit kishte shprehur pëlqimin për vajzën e Skenderit ku në prag të një miqësie ndodhi një tragjedi.Akuzat që rëndojnë mbi 31-vjecarin Dushaj janë “Vrasje me paramendim e kryer në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”

Artikulli paraprakVETEMBYTET 57 VJECARJA NE M.MADHE
Artikulli tjetërBASHA TAKOHET ME METEN: DO TA SHPARTALLOJME RAMEN PER KOMPLOTIN