Sot dua ti them shqiptaërve PD i ka votat gati për të votuar në parim draftin kushtetues pas rakordimit të 7 ligjeve” tha Basha pas takimit me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Basha falenderoi Metën për rolin konstruktiv në negociata duke shtuar “sot kanë dalë qartë petët e lakrorit kush e do dhe nuk e do konsensusin” Ora 12:00 Kryeparlamentari Meta takon përsëri Bashën Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është takuar sot me kreun e PD, Lulzim Basha. Takimi është zhvilluar ne ambientet e hotel “Rogner” dhe mendohet se po diskutojnë për reformën në drejtësi. Kryeopozitari Basha është i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka. Ndërsa Meta nga Ylli Manjai, Petrit Vasili dhe Sokol Dervishaj. Ndërkoha Basha në orën 18:00 do të mbledhë grupin parlamentar për qëndrimin në lidhje me reformën. Ky është takimi i dytë, brenda 24 orëve mes Bashës dhe Metës, pas atij zyrtar të zhvilluar një ditë më parë në selinë e Kryesisë së Kuvendit mes Bashës-Ramës-Metës. Një ditë më para Basha tha se Rama nuk i ka 94 vota për miratimin e reformës, duke i quajtur deklaratat e tij presion ndaj opozitës.

Artikulli paraprakVRAU DY VËLLEZËRIT, GJYKATA E SHKODRËS DËNON ME “35 VITE BURG”
Artikulli tjetërMETA – BASHA : JEMI PRANE KOMPROMISIT