Ndërron jetë në Spitalin e Traumës 23-vjeçari Aldison Belulaj. Lajmi konfirmohet nga burime pranë këtij spitali ku i riu ndodhej në gjendje kome të pakthyeshme prej një jave.

Sipas të njëjtave burime, i riu ka ndërruar jetë pasditen e së shtunës në Reanimacionin e Spitalit të Traumës, por njoftimi është bërë vetëm pasditen e sotme, 28 janar 2018. Sipas mjekëve, plumbi me të cilin ai qëlloi veten në kokë e dëmtoi rëndë.

Aldison Belulaj tronditi mbarë opinionin shqiptar të dielën e 21 janarit 2018 kur qëlloi për vdekje në mes të rrugës në Tiranë Ariela Muratin, vajzën që dashuronte, dhe më pas plagosi edhe veten.

Artikulli paraprakKOPLIK, BURRI VRET GRUAN ME SËPATË
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AUTOSTRADË, PËRFSHIHEN 3 MAKINA, RËNDOHET TRAFIKU