Vritet me plumb pas kokë gjykatësi i El Chapo

Ekzekutohet një gjykatës, që po hetonte disa prej trafikantëve të drogës më të rrezikshëm në botë, mes tyre dhe El Chapo-n e famshëm. Vicente Antonio Bermudez Zacarias 37 vjeç po bënte vrap pranë shtëpisë së tij në Meksikë, kur iu zu pritë nga dy persona. Një prej tyre iu afrua dhe e vrau me plumb pas koke. Gjykatësi vdiq në spital nga plagët. Zacarias po merrej me çështjen e Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo. Ai pezulloi dhe ekstradimin e tij në SHBA. El Chapo njihet si trafikanti më i madh i drogës në botë. Guzman ka qenë lideri i kartelit të rogës Sinaloa i cili furnizonte SHBA-të ilegalisht me drogë. Ai i rikap nga policia në vitin 2014 dhe u paraqit si një fitore e madhe e qeverisë meksikane, por burgimi i tij nuk zgjati më shumë se disa muaj sepse ai u arratis për t’u rihapur sërish. Guzman kishte arritur të arratisej edhe në vitin 2001 nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë duke u fshehur në një kosh lavanterie. Ai ishte duke vuajtur dënimin prej 20 vjetësh pasi u arrestua në 1993 në Guatemala. Guzman themeloi kartelin e drogës të quajtur Sinaloa dhe brenda pak vitesh u bë një ndër kartelet më të mëdhenj në Meksikë në vitet ’80. Vlerësohet që Guzman të ketë një pasuri prej mbi një miliard dollarësh.

Artikulli paraprakMERREN PENG 15 PERSONA NE NJE SUPERMARKET NE BRUKSEL.ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërLLALLA U DREJTOHET VARTESVE:MOS U TREMBNI NGA REFORMA,LUFTONI KANABISIN