Vritet me armë zjarri pistoletë një fëmijë 13-vjeçar në Njësinë Administrative Novoselë të Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fitore pasditen e kësaj të hëne. Sipas policisë, i mituri ka qëlluar veten aksidentalisht me armë zjarri pistoletë ‘TT’.

Trupi i 13-vjeçarit, i dentifikuar si Merdjan Aliaj, është gjetur nga babai i tij me plagë të rënda pranë një godine ngjitur me banesën. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej.
Trupi i pajetë i 13-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës.

Njoftimi i policisë:Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakOPERACION ANTIDROGË, BLLOKOHEN NË MAKINËN E TYRE 3 TRAFIKANTË
Artikulli tjetërDHUNUAN 2 ITALIANË, DËNOHEN ME BURG 3 TË RINJTË SHQIPTARË