Gjykata do të japë sot verdiktin e saj mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha.

Seanca në Apel nis në orën 11:00, ku do të vendoset per ankimimin e Alibeajt, i cili kërkon rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë.

Në seancë përfaqësuesi i grupit të Alibeajt është Ivi Kaso. Ndërsa përfaqësues nga grupi i Berishës, janë Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia. Po ashtu të pranishëm nga grupi i Alibeajt janë avokatët Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi

Kujtojmë se sot opozita, ka thirrur një protestë kombëtare, e cila do të mbahet para Kryeministrisë. Protesta në fjalë do të nisë në orën 12:00, ndërkohë që Berisha tha se tubimi nuk kishte lidhje me vendimin që do të jepte gjykata për vulën.

Artikulli paraprak“21 JANARI”, RAMA: VRASËSIT ENDE TË LIRË NË ROLET MË TË RËNDËSISHME NË VEND! PSE SPAK RRI PAS PROVAVE TË REJA?
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS, NIS MARSHIMI DREJT KRYEMINISTRISË. SOT JEPET VERDIKTI PËR VULËN E PD-SË