Shumë prej nesh kanë gjetur mënyra të ndryshme ër t’i dërguar vetes mesazhe me qëllim që të ruajnë dokumente të caktuara. Mirëpo, mesa duket tani më nuk do të jetë nevoja.

Në përpjekje për ta bërë më të lehtë ruajtjen e linkeve, shënimeve dhe kujtesave, platforma e mesazheve WhatsApp thuhet se po teston një veçori të re, që do t’ju lejojë t’i dërgoni mesazhe vetes më lehtë. Sipas raportit të IANS, WhatsApp tani po kryen një test të vogël duke ndarë “mesazhe me veten” për një grup të përzgjedhur përdoruesish.

Ndërkohë, sipas WABetaInfo, WhatsApp ka të ngjarë të sjellë një veçori të re të privatësisë, në të cilën kompania do të bllokojë aftësinë për të bërë screenshot-e të fotove dhe videove që ndahen në opsionin “Shiko një herë”.

Artikulli paraprakVIDEO/ MYFTIU I SHKODRËS IMAM MUHAMED SYTARI KA REAGUAR NË LIDHJE ME NGJARJEN E NDODHUR NË KOSOVË
Artikulli tjetërKËTO MËSIME JETE NUK DUHET T’I HARRONI KURRË