“Jeta është ajo që ju bëni me të”. “Ju mësoni nga gabimet tuaja”. Sa shpesh i kemi dëgjuar këto shprehje shabllon? Zakonisht, të paktën tre ose katër herë në ditë. Megjithatë, a i kuptojmë vërtetë? Dhe, a mësojmë vërtetë ne njerëzit, nga gabimet tona? Mjerisht jo, zakonisht ne bëjmë të njëjtin gabim kohë pas kohe, sepse rruga që nga shpie tek problemi, duket e ndryshme nga ajo që ndoqëm herën e fundit. Dhe problemi mbetet i njëjtë. Ja një pjesë e atyre mësimeve për jetën, që vazhdojmë t’i harrojmë, por që mund të na ndihmojnë t’u ikim gabimeve, që na bllokojnë ecjen përpara:

1.Jeta është e shkurtër

Prisni. Ne e harrojmë këtë? Po, po bëjmë. Shumica prej nesh vazhdojmë të presim që “jeta të fillojë”, duke harruar se ndërkohë që ne presim, jeta vazhdon dhe ne plakemi. Eshtë mirë që të kuptojmë se ndërsa presim për atë që duam, ne bëjmë gjëra të tjera që na bëjnë të lumtur. Nëse keni ëndërr të shkruani një libër, filloni me shkrimin e tregimeve online. Nëse keni ëndërr për t’u bërë këngëtare, filloni me një pub apo natë talentesh. Është e kotë të presësh, pasi që askush nuk ju njeh ende, dhe kështu, ju dhe talenti tuaj rrini duke humbur kohë në shtëpi. Jeta është e shkurtër: në qoftë se doni të bëni diçka, bëjeni për aq kohë sa mundeni.

2.Jeta është ajo që ti e bën

Ja tek doli sërish, klisheja e vjetër. Epo është klishe për një arsye: është e vërtetë. Askush nuk mund të jetojë jetën tuaj, për ju. Vetëm ju mund ta ndizni flakën. Të tjerët mund të ndihmojnë dhe ju mund të ndërtoni një ekip. Por dikush duhet që të jetë për t’ia filluar, çfarëdo qoftë ajo që dëshironi. Nëse doni të jenë të lumtur: zgjidhni të jeni. Nëse keni ngecur, hidhni sytë brenda vetes, për të parë atë që ju bllokon. Edhe në orën më të errët, ka gjithmonë diçka që mund të sjellë dritë.

3.Jini të mirë me veten

Shumë njerëz thonë që duhet “ta duash veten tënde”, a thua kjo është e kollajtë. Por shumë njerëz ndihen të shqetësuar nga kjo ide. Ka disa që shkojnë aq larg, sa të thonë “nuk ka asgjë për t’u dashur tek unë”. Sigurisht që ka gjithmonë diçka për të dashur tek kushdo, por ju duhet ta gjeni atë më parë. Filloni me të qenit i mirë me veten. Lejojini vetes që të ndjehet krenare për arritjet e mëdha, apo të vogla. Komplimentojeni veten, në qoftë se mendoni se jeni në rregull në ditë të caktuara. Lejojini vetes një trajtim herë pas here: rroba të reja, një copë çokollatë, çdo gjë.

4.Vlerësoni kohën për veten dhe kohën cilësore me të tjerët

Këto kohë, të gjithë nxitojmë në ditët tona, pa parë, ndjerë, apo edhe menduar. I ngulim sytë kompjuterit në punë, dhe kthehemi pastaj në shtëpi, për t’ia ngulur sytë një tjetër ekrani. Na humbasin miqtë, familja, e madje edhe vetvetja. Eshtë një turp, por edhe një burim i madh depresioni. Të gjithë duhet të programojmë një kohë të caktuar në ditët tona, të paktën tre orë, për familjen dhe veten. Koha për të biseduar, për të dëfryer dhe menduar. Koha larg ekraneve është e rëndësishme, pasi vërtetë që një pjesë të madhe të jetës e kemi online tashmë, por njerëzit më të rëndësishëm i kemi mu aty, pranë nesh.

5.Dilni jashtë

Në qoftë se ju ndiheni të pakënaqur në ndonjë vend apo situatë. Nëse jeni të pakënaqur me njerëz të caktuar në jetën tuaj: ikni, ose lërini të shkojnë. Mbajtja e një gjëje apo një personi, pavarësisht nëse ju bën të ndiheni keq, asnjëherë nuk i ka bërë mirë, askujt. Ju mund të humbni vitet e jetës tuaj duke u përpjekur për të ndihmuar, duke bërë gjënë e duhur, ose nga frika prej ndryshimit ose të mbeturit vetëm. Mos e bëni, në fund do të mbeteni gjithësesi pa asgjë, dhe do t’ju duhet të filloni nga e para. Jetojeni jetën për ju dhe përpiquni të jeni aq të lumtur sa të mundeni, edhe nëse kjo do të thotë që duhet të bëni ndryshime.

Artikulli paraprakWHATSAPP VJEN ME NJË RISI QË DO T’JU SHËRBEJË SHUMË
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 3 NËNTOR 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT