Edhe pse jemi në prag të festave herë pas herë në qytetin e Shkodrës ka probleme me energjinë elektrike.

Në zona të ndryshme papritur ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen Xhabiej. E gjithë zona në një orë aspak të përshtatshme ka qëndruar në errësirë. Qytetarët e asaj lagjeje kanë denoncuar në “Star Plus” ndërprerjen e energjisë elektrike duke shprehur kështu shqetësimin e tyre duke qenë se shumë afër janë edhe festat e fundvitit. Ndërprerja e energjisë ka sjellë një problematikë edhe për dyqanet e shumta që janë në “Xhabiej” që tashmë shfrytëzojnë edhe orët e pasdites për të shitur duke qenë se ka një fluks dhe kërkesa në prag të festave. Megjithatë lagja “Xhabiej” nuk është e vetme sepse disa herë në errësirë mbesin edhe lagje të tjera të Shkodrës. Ndonëse jo në një hark kohor të gjatë, është një shqetësim që vjen nga qytetarët herë pas here në “Star Plus” duke kërkuar që OSHEE të marra masa aq më tepër në këto ditë festash dhe atmosferë të gëzueshme. Sipas burimeve ndërprerja e energjisë elektrike ka ardhur për shkak të një defekti në lagjen “Xhabiej” dhe është rikthyer pas disa minutash.

Artikulli paraprakTHETH, DREJT FUNDIT PIKA E INFORMACIONIT PËR TURISTËT
Artikulli tjetërKOMISIONI I DISIPLINES GJOBË PËR KOMBËTAREN