Deputetët socialistë në komisionin e Ligjeve kanë miratuar draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit, ndërsa opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e komisionit. Projektligji është votuar me 13 vota pro nga deputetët e PS-së dhe 2 abstenim. Drafti i Qeverisë ka marrë pro shumicën e votave të deputetëve socialistë, ndërkohë që Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko kanë abstenuar.