Xhamia e Plumbit e ndërtuar në vitin 1773 rrëzë Kalasë së Rozafës në Lagjen Qafë të Shkodrës me një arkitekturë osmane dhe Monument Kulture i Kategorisë së Parë do te shohe driten e rikonstruksionit ne pranveren e ketij viti.

Pas permbytjeve te njepasnjeshme qe ajo pesoi gjerat do te ndryshojne .Lajmi vjen nga drejtuesi i ketij objekti kulturor Mithat Myftia i cili beson qe nderhyrja e TIKA-s do te behet ne muajin mars. Drejtuesi Myftia shprehet se hidroizolimi mbetet nje problemet kryesore te investimit. Kjo xhami u ndërtua në vitin 1773–1774 nga Mehmet Pashë Bushati, themeluesi i familjes së njohur të Bushatllinjve të Shkodrës.Restaurimit i Xhamisë së Plumbit si monument kulture e kategorisë se pare ka një projekt të rregullt me një preventiv të studiuar e të vlerësuar nga specialistët e Shqipërisë dhe specialistëve të Monumenteve të Kulturës së Republikës së Turqisë sipas një marrëveshje që kanë dy palët respektive. Qeveria turke, përveç Xhamisë së Plumbit si monument kulture ka restauruar edhe xhamitë me vlera kulturore të Vlorës, Beratit, Krujës, Korçës, në Kosovë, Maqedoni etj. Projekti i restaurimit të xhamisë së Plumbit ka një kosto shumë të madhe,shifer e cila arrin mbi dy milion dollarë.

Artikulli paraprakPROFESIONET E LIRA, BSPSH: GROPË E MADHE SOCIALE
Artikulli tjetërDITA E LIGATINAVE, 25 VITE SHKATËRRIM LIQENIT DHE LUMIT BUNA