Xhudistët e Shqipërisë kanë arritur rezultate pozitive në dy aktivitete ndërkombëtare të zhvilluar njëherësh duke marrë 5 medalje në total.

Sportistët e Vllaznisë, Vau Dejësit dhe akademisë Albania Xhudo Kodokan kanë marrë pjesë në një turne ndëkombëtar të zhvilluar në Cetinje të Malit të Zi dhe në një tjetër turne ndërkombëtar që u mbajt në Sofie të Bullgarisë. Në turneun e Malit të Zi garuan në total për grupmoshat rreth 300 xhudistë nga shtete të ndryshme si Shqipëria, Kosova, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi. Rivaliteti në këtë turne ishte i madh për shkak edhe të cilësisë së sportistëve. Pavarësisht kësaj, xhudistët shqiptar arritën të marrin rezultate pozitive. Kështu Sara Kovaçaj ka marrë vendin e parë duke merituar medaljen e argjendit. Më pas Kiara Kovaçaj është renditur e dyta duke marrë kështu medaljen e argjendit. Një paraqitje të mirë ka bërë edhe Luka Lukaj duke u renditur në vendin e tretë dhe duke u vlerësuar me medaljen e bronxit. Trajner në Cetinje me xhudistët shqiptar ishte Luigj Shkoza. Në të njëjtën kohë me 05 nëntor u zhvillua turneu ndërkombëtar i Judo-s në Sofia të Bullgarisë ku kanë marrë pjesë më shumë se 500 garues. Shtetet pjesëmarrëse ishin Gjeorgjia, Kazakistani, Polonia , Ukraina, Rumania , Kroacia, Bosnja, Serbia, Greqia si dhe të gjitha ekipet e Bullgarisë. Xhudistët shqiptar u përfaqësuan nga 3 garues : Në peshën 44 kg Aila Osmani e cila arriti të marrë medaljen e arit pasi mposhti kundërshtaren rumune dhe në finale një xhudiste nga Bullgaria. Osman Osmani në peshën 46 kg arriti në vendin e tretë me medaljen e bronxit pas dy fitoresh dhe një humbje të pësuar.

Artikulli paraprak“RRUGICAT QË KËRKOJNË DRITË” NË MES TË SHKODRËS
Artikulli tjetërILIR META RIKONFIRMOHET KRYETAR I LSI-SE