Organizata “Sipërmarrësit e Rinj të Shqipërisë” ka shpallur nxënsësit fitues të konkursit të planeve të biznesit.

Aktiviteti përmbyllës u zhvillua në shkollën austriake Peter Mahringer, ndërsa drejtori i këtij institucioni tha se krijimi i biznes planeve bëhet me synimin që të rinjtë të jenë të gatshëm për të marrë vendime për të ardhmen e tyre. Në konkurrim morën pjesë 9 grupe nxënësish nga Shkodra, Lezha dhe Elbasani.

Juria shpalli fitues të dy vendeve të para grupet përfaqësuese të gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla”, ndërsa vendin e tretë shkolla austriake. Grupi fitues i konkursit të planeve të biznesit do të përfaqësojë shqipërinë në Bullgari. Shkolla Peter Mahringer, shkolla Atë Pjetër Meshkalla, shkolla Hamdi Bushati, shkolla Kolin Gjoka në Lezhë dhe shkolla Ali Myftiu në Elbasan ishin pjesë e finales.

Artikulli paraprakSTERKAJ: 80% E DEMOKRATËVE NUK SHKOJNË NË ÇADËR
Artikulli tjetërCUNGU: VLLAZNIA PËR FITORE NË KUKËS