Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ka marrë pjesë sot në një prej seancave stërvitore në kuadër të DefenderEurope 21, në Zonën e trajnimit në Bizë pranë Malit me Gropa.

Në foto duket ambasadorja Kim që ka bërë qitje me armë automatike dhe pistoletë.

Mali Me gropa u kthye në qendër të vëmendjes pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, pasi Presidenti Meta në një intervistë televizive deklaroi se ‘SHBA mund edhe të më qëllojnë me raketa por të më çojnë te Mali me Gropa’.

“DEFENDER-Europe 21 është stërvitja më e madhe e bërë në Ballkan. Ushtrimi i udhëhequr nga SHBA dhe forcat e NATO-s do të mbledhë gjithsej 28, 000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe. Po kryhen operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi.

Artikulli paraprakSHKODËR, PANAIR INFORMUES PËR PROGRAMET E STUDIMIT
Artikulli tjetërMSH: 1 HUMBJE JETE NGA COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT, JA SA RASTE POZITIVE JANË SHËNUAR