Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev thotë se zgjidhja për emrin është shumë afër. Zaev ka folur për negociatat me Greqinë për emrin duke u shprehur optimist.

Ai tha se janë tre terma të diskutuar dhe se duhet një emër i pranueshëm për përdorim ndërkombëtar.

“Kurrë s’kemi qenë më pranë zgjidhjes sesa sot. Jam optimist për zgjidhjen mbi emrin e ri. Mendoj se zgjidhja për emrin do bëhet duke ruajtur identitetin tonë. Tetë nga parametrat që përbëjnë çështjen janë zgjidhur.

Po diskutohen termat Gorna, Severna ose Vardarska dhe duhet emër i pranueshëm për përdorim ndërkombëtar, me një përkufizim gjeografik. Zgjidhja duhet të kalojë përmes një referendumi”, ka deklaruar Zaev.

Artikulli paraprakZHDUKJA 17-VJEÇARES SHQIPTARE NË IRLANDË, AUTORITETET APEL PËR NDIHMË
Artikulli tjetër“EKSODI”, KUKËSI DHE KOSOVA E KUJTOJNË 16 PRILLIN 1999