Autoritetet irlandeze janë duke kërkuar për një 17-vjeçare shqiptare, e cila është shpallur e humbur. Olta Dodaj ka humbur kontaktin me familjen që prej orës 14:45 të së mërkurës së 11 Prillit në Newbridge.

Ndërkohë, policia irlandeze i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në Irlandë që të ndihmojnë në hetimet për 17-vjeçaren.

Autoritetet e përshkruajnë Olta Dodajn me një gjatësi prej rreth 160 centimetrash, të dobët, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe.

Në momentin e fundit që është parë, ajo kishte veshur një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.

Zhdukja e shqiptares në rrethana misterioze ka ngjallur reagime në komunitet, duke shtuar frikën mbi sigurinë e të rinjve në vend.

Kjo sepse më 6 Mars, një brazilian, që më parë ishte shpallur i humbur, u gjet i vdekur në një park të Dublinit. Gjithashtu, pak muaj më parë, një meksikan tjetër është gjetur i vdekur në kryeqytetit irlandez.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA STUDENTI I DHJETORIT ALTIN QOSHE, PD: ISHTE DEMOKRAT I PËRKUSHTUAR
Artikulli tjetërZAEV PËR NEGOCIATAT ME GREQINË: KURRË S’KEMI QENË MË PRANË ZGJIDHJES, TRE TERMAT PËR EMRIN