Zbardhet mbrojtja e avokatëve të Arben Ahmetajt, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e këtij të fundit. Ndër të tjera në argumentet e avokatëve të Ahmetajt, thuhet se për tre akuzat që ndaj deputetit, “prokurorët i lidhin faktet me hetimin e procedurave për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, por nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të na i parashtrojnë’.

Mbrojtja konteston faktet penale të korrupsionit që i atribuohen deputetit dhe kërkon sqarime konkrete rreth veprave kriminale dhe lidhjeve të tij me procedurat për inceneratorët. Ata theksojnë se hetuesit kanë kaluar në sferën e jetës private dhe financiare të ish-ministrit, duke filluar hetimin e personit në vend të faktit penal.

Po ashtu avokatët kundërshtojnë qëndrimin e prokurorisë për procedurën e negociimit dhe moskonsiderimin e çështjeve teknike në propozimet e shoqërive.

Artikulli paraprakME 290 VOTA PRO, PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON AMENDAMENTIN GREK PËR LIRIMIN E FREDI BELERIT
Artikulli tjetërBORRELL MIRËPRET ANGAZHIMIN E KOSOVËS: PRESIM HAPA TË MËTEJSHËM PËR SHTENSIONIMIN E SITUATËS NË VERI