Në qarkun e Shkodrës pasur reshje të dendura dëbore, të cilat kanë krijuar probleme në segmentet rrugore të Qafë Thores, Shalë, Shosh, Iballë në bashkitë Shkodër, Koplik, Pukë dhe Fushë Arrëz.

•Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Theth-Bregu i Lumit-Mali i Shoshi-Prekal, janë të bllokuar.

•Ka pasur mungesa energjie në njësinë Dajç, dhe sipas informacionit OSHEE, është e pamundur të ndërhyhet pasi në këtë zonë, furnizimi me energji varet nga HEC-Ndërhysaj.

•Ndërkohë po merren masa per hapjen e segmemtit rrugor Qafë Shosh-Shalë-Theth.

•Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë janë të bllokuara. Po punohet me mjete dhe forca për hapjen e këtyre akseve rrugore.

•Aksi rrugor Pukë-Qelëz është i bllokuar, ndërkohë po punojnë dy borëpastruese në segmentin Fushë Arrëz-Pukë, dy borëpastruese në aksin e Iballës dhe në segmentin Qafë Mali si dhe një borëpastruese e ardhur nga Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë Pukë.

•Segmentet rrugore Tamarë-Vermosh-Bashkim, Tamarë-Selcë janë të bllokuara.

•Po punohet nga një fadrome nga DPEC në aksin e Qafë Thores dhe një fadromë e Bashkisë në segmentin Tamarë-Kozhnje, si dhe dy borëpastruese në Tamarë.

•Në Temal, Vau Dejës, trashësia e dëbores ka arritur rreth 50 cm. Aksi Koman-Vau Dejës nuk ka probleme.

Artikulli paraprakAKSIONE NGA FNSH SHKODËR, KA TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, NË DIBËR BLLOKOHEN TË GJITHA NJËSITË ADMINISTRATIVE