Dy të rinj janë arrestuar dhe një tjerët është nën hetim në gjendje të lirë pasi janë kapur me armë brenda pikave të basteve.

“FNSH-Shkodër dhe Policia Lokale, gjatë mbrëmjes kanë ushtruar kontrolle në mjedise të ndryshme, lokale eurolloto e tjera të qytetit të Burrelit”, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, në një pikë eurolloto është kapur në flagrancë me armë në brez: Gerson Pasha 22 vjeç, banues në Burrel, i cili u arrestua për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

U arrestua gjithastu Gazmir Lala 30 vjeç, banues në Burrel, i cili u kap gjatë kontrollit në të njëjtin lokal pike bastesh me thikë me vete. Ai u në pranga për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve të ftohta” Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë; L.L, 17 vjeç, banues në Burrel, pasi u kap gjatë kontrolleve me një dorezë boksi metalike që e mbante me vete. Porcedimi filloi për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve të ftohta” .

Arma e zjarrit Pistoletë “TT”, thika dhe doreza e boksit metalike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NISET DREJT MALIT TË ZI PËR STËRVITJE
Artikulli tjetër“ZBARDHET” QARKU I SHKODRËS, JA SITUATA DERI NË MBRËMJE