Nga 1 janari 2024 hyn në fuqi udhëzimi për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare, nëpërmjet shembujve konkretë, përcakton se përmes ligjit të ri, të ardhurat nga punësimi do të tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%; të ardhurat neto nga biznesi tatohen sipas normave progresive 15% dhe 23%; të ardhurat nga investimi tatohen sipas normave respektive 8% dividendi dhe ndarjet e fitimit dhe 15% të ardhurat e tjera nga investimi. Përmes ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimve të zbritshme sipas nenit 22 të ligjit, të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.

“Për të ardhurat vjetore nga biznesi, për të cilat baza e tatimit është e ardhura neto e tatueshme, pra diferenca e të ardhurave minus shpenzimet e zbritshme, zbatohen normat progresive, si më poshtë:

a) 15% për të ardhurat neto të tatueshme (fitimi i tatueshëm) deri në 14.000.000 lekë në një vit tatimor;

b) 23% për çdo lekë shtesë të të ardhurave neto të tatueshme (fitimit të tatueshëm) mbi 14.000.000 lekë në vit”, thuhet në Udhëzimin e përgjithshëm “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Ligji përcakton dy afate zbatimi. Për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira tatimi progresiv nga 15% deri në 23% do të nisë zbatimin nga 1 janari 2024, ndërsa për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë të vetëpunësuarit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029.

Udhëzimi

Baza tatimore vjetore 21.1

Për efekt të përcaktimit të bazës tatimore vjetore të të ardhurave të individit, merren në konsideratë të tria kategoritë e të ardhurave: të ardhurat vjetore të tatueshme të punësimit, të ardhurat vjetore të tatueshme të biznesit dhe të ardhurat vjetore të tatueshme të investimeve. Kjo bazë tatimore vjetore zvogëlohet me kompensimet dhe zbritjet e përcaktuara sipas ligjit.

21.2 Për tri kategoritë e të ardhurave personale, të cilat përbëjnë bazën e tatueshme, normat tatimore aplikohen veçmas për çdo kategori, sipas përcakti meve në ligj:

a) të ardhurat nga punësimi tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%;

b) të ardhurat neto nga biznesi tatohen sipas normave progresive 15% dhe 23%;

c) të ardhurat nga investimi tatohen sipas normave respektive 8% dividendëd dhe ndarjet e fitimit dhe 15% të ardhurat e tjera nga investimi

22.Zbritjet nga baza tatimore

22.1 Tatimpaguesi i të ardhurave personale me të ardhura nga punësimi dhe nga biznesi, mund të zbresë nga baza tatimore respektive për periudhën tatimore: a) një shumë prej 600 000 lekësh, nëse të ardhurat vjetore janë deri 600 000 lekë, ose një shumë prej 50.000 lekësh në muaj, nëse të ardhurat mujore janë deri në 50.000 lekë; b) një shumë prej 420 000 lekësh, nëse të ardhurat vjetore janë mbi 600 000 lekë deri në 720 000 lekë, ose një shumë prej 35.000 lekësh në muaj, nëse të ardhurat mujore janë mbi 50.000 lekë deri në 60.000 lekë; c) një shumë prej 360 000 lekësh, nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720 000 lekë, ose një shumë prej 30.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60.000 lekë; ç) një shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç prej 48 000 lekësh në vit .

22.2 Kërkesën për zbritjet personale, tatimpaguesi i të ardhurave personale me të ardhura nga punësimi, mund ta kërkojë nëpërmjet deklaratës përkatëse, nga agjenti i tij tatimor i listëpagesës në bazë mujore. Zbritja personale mund të pretendohet vetëm një herë në një vit tatimor.

22.3 Tatimpaguesi i cili kërkon zbritjen personale apo pjesë të saj sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c” të pikës 22.1, nuk mund ta kërkojë më shumë se një herë në një muaj. Agjenti tatimor i listëpagesës është i detyruar të marrë në konsideratë në baza mujore zbritjet dhe llogarit në listëpagesë tatimin mbi të ardhurat për të punësuarin që ka nënshkruar deklaratën mbi statusin personal me këtë agjent tatimor të listëpagesës. Punëmarrësi nuk mund të nënshkruajë deklaratën për statusin personal me më shumë se një agjent tatimor të listëpagesës për të njëjtën periudhë kalendarike mujore.

22.4 Kërkesa për zbritje nga baza tatimore në lidhje me kompensimin për fëmijën në ngarkim të tij bëhet vetëm një herë nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave apo deklaratës së tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi.

Artikulli paraprakI VARFËR, POR KAMPION BOKSI
Artikulli tjetërRRUMBULLAKU TAKOHET ME AMBASADOREN E FRANCËS, NË FOKUS ZGJERIMI I BASHKËPUNIMIT