Policia e Lezhës ka zbuluar një rast të trafikimit të drogës, ndërsa ka vënë pas hekurave një 62-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim nipin e tij.

Burime zyrtare bënë me dije se janë sekuestruar 1 armë zjarri, 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi, 5 radio marrëse-dhënëse dhe pajisje të ndryshme elektrike. Vihet në pranga 62-vjeçari N.GJ dhe shpallet në kërkim nipi i tij, A.GJ, të cilët posedonin armët dhe po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të cannabisit.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Territori i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën policore, kanë vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive krimianle dhe kapjen e shtetasve në kërkim. Si rezultat:

– u arrestua në flagrancë shtetasi N. Gj., 62 vjeç, dhe u shpall në kërkim nipi i tij, shtetasi A. Gj., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakAKSIDENTOI PËR VDEKJE KALIMTARIN NË AUTOSTRADËN LAÇ-MAMURRAS, ARRESTOHET 21-VJEÇARI
Artikulli tjetërI DËNUAR ME MBI 6 VITE BURG PËR VRASJE NË TENTATIVË, ARRESTOHET 57-VJEÇARI NË LEZHË