Zbulohet sërish drogë në Lezhë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë asgjësohen nëpërmjet djegies, 1541 bimë narkotike kanabis sativa.

Droga u gjet e kultivuara në 3 fshatra, ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në zona të thella malore të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimë narkotike, Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e 23-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, në kuadër të së cilës, nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë janë gjetur të kultivuara në tokë në zona pyjore, në total 1541 bimë narkotike cannabis sativa të cilat pas veprimeve procedurale u asgjësuan me anë të djegies.

Artikulli paraprakMINISTRJA KRIFCA: JA KË MBËSHTET STRATEGJI E RE ME BANKËN BOTËRORE
Artikulli tjetërPROPOZIMI I DEPUTETES SË PD PËR KONTROLLIN E FINANCIMEVE NË NDËRTIM, BARDHI: TË VOTOHET LIGJI