STRUKTURAT DHE BANORËT MBËSHTESIN KANDIDATURËN E PARTISË DEMOKRATIKE. Shtrirja e madhe gjeografike e Bashkisë së Re të Vau Dejësit, ka vënë në lëvizje kandidatin e Partisë Demokratike, të njihet me problemet dhe shqëtësimet e komunitetit. Kandidatit I PD-së Zef Hila është takuar më banorë të Vau Dejësit dhe Hajmelit, duke u njohur me ato probleme të mbartura ndër vite të cilat nuk kanë marrë zgjidhje, por që në të ardhmen do të jenë pjesë e programit electoral të kandidatit Zef Hila.

Gjatë fjalës së tij Hila ka garantuar besueshmëri, por edhe realizimin e të gjithë atyre projekteve të cilat do ti prezantohen qytetarëve. Nga ana tjetër, anëtarë të Partisë Demokratike, por edhe banorë të zonave kanë garantuar Zef Hilën për mbështetje në fushatën për zgjedhjet e 21 Qershorit. Zef Hila është zyrtarizuar pak ditë më parë në garën për zgjedhjet e 21 Qershorit, nën siglën e Partisë Demokratike, më një objektiv të qartë tashmë një sfidë që kërkon ta vendos këtë zonë si bastion të kësaj force politike.

Artikulli paraprakBASKETBOLL, VLLAZNIA ZHGËNJEN NË TAKIMIN E DYTË ME KAMZËN
Artikulli tjetërARTISTET I PREMTOJNE MBËSHTETJEN BAZHDARIT