Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka paralajmëruar sot se bisedimet e paqes me Moskën, ka shumë mundësi që të përfundojnë.

Sipas Interfax, Zelenksy i vuri fajin mizorive të kryera nga trupat ruse dhe zemërimin që krimet e kryera kanë shkaktuar në popull.

“Njerëzit, ukrainasit duan t’i vrasin. Kur ekziston një qëndrim i tillë, është e vështirë të bisedohet për gjëra”, tha Zelenskiy, raporton The Guardian.

Pavarësisht se bisedimet mes dy vendeve për të arritur një marrëshje që do të sillte armëpushimin kanë kohë që kanë nisur, ende nuk është arritur asgjë.

Artikulli paraprakKRITIKAT NDAJ YURI KIM, ZYRTARJA E LARTË AMERIKANE: SHQIPËRIA ME FAT QË ËSHTË AMBASADORJA JONË KËTU
Artikulli tjetërTEUTA “GJUNJËZON” KUKËSIN, FITORE E THELLË NË NIKO DOVANA, VERILINDORËT HUMBASIN TRENIN E EUROPËS