Gjatë fjalimit të deputetëve të Kosovës në Kuvend për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, ku kandidati kryesor është Hashim Thaçi, opozita e pranishme në sallë ka hedhur sërish gaz lotsjellës, duke shkaktuar ndërprerjen e seancës.

Deri më tani zyrtarisht katër deputetë të LDK-së kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në seancë, ndërsa ende nuk ka ardhur Armend Zemaj, Alma Lama, etj. Në seancën ku pritet të zgjidhet president lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, në bazë të marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, do të jenë prezentë edhe deputetët opozitarë, të cilët kanë thënë se do ta bllokojnë seancën. Opozita kosovare është grumbulluar në sheshin kryesor të Prishtinës së bashku me simpatizantët e saj ku kanë nisur protestën kundër marrëveshjes së dëmshme me Serbinë, kundër qeverisjes antikushtetuese dhe kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president. Me qindra protestues ndodhen panë godinës së qeverisë dhe të Kuvendit, ku pritet të nisë nisë seanca plenare, ndërkohë që policia kosovare ka marrë masa të rrepta sigurie, duke rrethuar institucionet qeveritare.

Artikulli paraprakMETA: NË KUVEND DUHET FRYMË BASHKËPUNIMI, DUHET SHËRBIM NDAJ QYTETARËVE
Artikulli tjetërRRËFIM – FERDINAND JAKU