Zgjedhjet në Kolonjë, denoncohen incidente dhe tentativa për blerje votash

Zgjedhjet në Kolonjë, denoncohen incidente dhe tentativa për blerje votash Mbi 15 mijë votuesit e Kolonjës janë ftuar të rizgjedhin kryebashkiakun e tyre. Qendrat e votimit u hapën normalisht që në mëngjes dhe deri në orën 13:00 kishin votuar mbi 38% e zgjedhësve. Numri më i madh i votuesve është vërejtur në njësinë administrative Leskovik, ku sot kishte edhe prani të shtuar të përfaqësuesve politikë të mazhorancës dhe opozitës. Pas nisjes pa probleme të votimit, raportohen incidentet e para. Socialistët denoncuan dhunimin e një personi në Barmash, ndërsa demokratët thonë se po tentohet blerja e votave. Në një qendër votimi, procesi u ndërpre. Edi Paloka tha se ka disa incidente gjatë procesit, që, sipas tij, “janë një reagim i një force që po ndjen humbjen”. “Në zona si Kolonja, Erseka dhe Leskoviku, ku kriminaliteti është në nivelet më të ulta, të bëhet presion me polici, nuk e kuptoj. Është e njëjta skemë si në Dibër”, u shpreh Paloka. Ndërkohë, Taulant Balla e ka vlerësuar procesin e votimit në Kolonjë: “Po zhvillohet një proces shumë i mirë dhe demokratik. Jam i sigurtë që qytetarët do të mbështesin vazhdimin e projekteve për zhvillimin e kësaj zone. Jo vetëm në infrastrukturë, por do të punohet edhe për turizmin”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKAPET NJE GOMONE,DYSHOHEJ SE DO TE TRANSPORTONTE DROGE NE ITALI
Artikulli tjetërALARM NE SERBI,ZHDUKET NJE SASI E MADHE ARMATIMESH NGA DEPOT