Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi e konsideron të papranueshme, një datë zgjedhjesh të propozuar nga Taulant Balla. Pas takimit të konsultave me presidentin e Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, Blushi tha se janë të gatshmë të pranojnë çdo datë tjetër.

‘Data e zgjedhejeve, qëndrimi i PL ishte që është e pranueshme çdo datë veç asaj të caktuar nga Taulant Balla. Kjo është një mundësi edhe për institucionin e presidentit për të treguar pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në një noter të 2 të mazhorancës, pas Kuvendit. S’mund të jetë një data që është paracaktuar nga Balla. Së bashku me Erisa Xhixhon shprehem shqetesimin për mungesën e reagimit në mbrojtje të ish presidentit, që gëzon status të veçantë mbrojtjeje nga shteti. Ky duhet të ishte i pari që dënonte me forcë rrëmbimin kriminal e banditesk, me banditë me maska që ushtruan dhunë ndaj ish presidentit’, tha ai.

Artikulli paraprakKUVENDI KOMBËTAR I GJUHËS SHQIPE, RAMA: SHQIPJA DO T’I MBIJETOJË BARBARISË SË KËTIJ SHEKULLI! SHUMË SHPEJT EDHE GJUHË ZYRTARE NË BE
Artikulli tjetërVRASJA E 14-VJEÇARIT, QYTETARËT MARSHIM: INSTITUCIONET E PAPËRGJEGJSHME VRASIN