Kandidatja e PS për kryetare Bashkie në Shkodër, Majlinda Angoni, ditën e sotme ka zhvilluar një takim më studentët e qytetit.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rininë, planet për të ardhmen dhe mundësitë e të rinjve të qytetit të Shkodrës.

Kandidatja Angoni u shpreh se ky takim e bëri të ndiente reflektim dhe një energji fantastike. Në fund të takimit më të rinjtë u evidentuan disa prioritete, duke nisur nga pjesëmarrja e të rinjve në sport, orientimi në tregun e punës, hapësirat rekreative, riparimi i fushave sportive dhe ndërtimi i palestrave të shfrytëzueshme etj.

“Shkodra duhet të transformohet në qytetin që e duan qytetarët tanë!” – shtoi Angoni.

POSTIMI I PLOTË

Së bashku me ekipin tim u takuam me të rinj studentë nga Shkodra, takim ky që më bëri të ndjej reflektim dhe një energji fantastike.
Përmes diskutimeve të tyre evidentuam disa prioritete:
📍Rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në sport;
Identifikimin e talenteve të rinj;
📍Orientimin e të rinjve në karrierë dhe tregun e punës;
📍Riparimi i fushave sportive ekzistuese dhe nevoja për më shumë palestra të shfrytëzueshme;
📍Hapësira rekreative publike në zona larg qendrës;
Shkodra duhet të transformohet në qytetin që e duan qytetarët tanë!
#MeMajlindenperShkodren

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 6 MARSIT, KANDIDATI I PD XHEMAL BUSHATI NE “STUDIO E HAPUR” NE STAR PLUS ORA 15:10
Artikulli tjetërBUSHATI: BASHKIA E SHKODRËS JO MË PENG I POLITIKËS POR NË SHËRBIM TË QYTETARËVE