Në raportin e fundit, Koalicioni i Vëzhgueseve Vendor evidenton se provesi i ankimimive dhe apelimeve nga subjektet politike është më i ulët në zgjedhjet e 2017, krahasuar me zgjedhjet parardhëse të 2013.

Në këtë kontekst Koalicioni i Vëzhgueseve Vendor thotë se kjo mund të ndodh për shkak të një gjuhe anatemuese ndaj procesit ankimor të përdorur jo vetëm nga aktorët politikë, por edhe prej vetë përfaqësuesve të institucioneve. Disa nga anomalitë e procesit të evidentuara në këtë raport sipas Koalicionit të Vëzhuesve Vendor janë:

Kolegji Zgjedhor, ka vazhduar edhe në këtë proces të jetë një trupë inkoherence. Gjithashtu, problematike në këtë proces zgjedhor ishte qasja e Trupës së Kolegjit për të qendruar jashtë konfliktualitetit politik. Sipas raportit, vazhdon të mbetet jashtë diskutimit parashikimi i një rregullimi ligjor, i cili të konsiderojë pavlefshmërinë e rezultatit të votimit, për shkak të cënimit të vullnetit nga praktikat e drejtimit të votës para dhe gjatë ditës së votimit.

Artikulli paraprakZV/KRYEMINISTRIA MESI, MESAZH TË GJITHË SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërKANABIS, RAMA MBLEDH TASK FORCËN