Ne Malin e Zi po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe per 5 komuna. Shqiptaret ne Malin e Zi pretendojne qe te marrin minimalisht dy deputete ndersa ndahen ne dy koalicione, lista shqiptare qe perbehet nga Nike Gjeloshaj dhe Genci Nimanbegu si dhe koalicioni shqiptar qe perbehet nga Fatmir Gjeka dhe Mehmet Zenka. Kandidati Gjeloshaj pasi votoi ne qytetin shqiptar te Tuzit i beri thirrje shqiptareve ne Malin e Zi qe te marrin pjese masivisht ne keto zgjedhje per nje te ardhme me te mire.

Fokusi do të jetë tek rritja e ekonomike dhe të drejtat e shqiptarëve.

Nike Gjeloshaj aktualisht eshte edhe kryetar i komunes ne Malin e Zi, Genci Nimabegu i vetmi deputet shqiptar ne parlamentin e Malit te Zi dhe Mehmet Zenka minister aktual i pakicave. Jane 24 mije shqiptar ne Malin e Zi me te drejte vote dhe 540 mije qytetar te Malit te Zi ne total.

Artikulli paraprakSHKODËR, MARGARITI: RREGULLORE PËR QENDRËN HISTORIKE
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË MAL TË ZI, “SHQIPTARËT DO JENË FAKTORË”