RAMIZ ÇOBA E BARDH SPAHIA DO TË RIVOTOHEN PAS 48 ORËSH .

Nuk ka fitues në zgjedhjet e para për kryetarin e ri të Partisë Demokratike për degën e Shkodrës. Delegatët e kësaj partie i kanë dërguar dy kandidatët kryesorë në balotazh mes tyre  duke ia lënë rivotimit zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Pas procesit të votimit të nisur që në orën 11:00 të ditës së shtunë, rreth orës 18:30 janë shpallur dhe rezultatet finale. Në tërësi procoei i votimit është zhvilluar pa asnjë problem. Në fund të procesit ka patur vetëm një incident me votat e disa prej delegatëve të forumit rinor, por që në fund procesi është mbyllur ashtu sicc ishte parshikuar. Menjëherë më pas ka vijuar procesi i numërimit. Në zgjedhje kanë votuar 574 kandidatë nga 634 që kanë qenë në total. Pas numërimit kanë dalë 7 vota të pavlefshme. Në bazë të rregullores për të përcaktuar fituesin zbriten 7 votat  nga numri total i votave e kështu 574 votve duke i zbritur 7, ka patur në total 567 vota. Ky numër është pjestuar me 2 dhe kandidati për tu shpallur kreytari i ri i PD-së duhej të merrte, 567/2 plus një votë që në bazë të llogaritvje duhej të plotësonte numrin 284 vota. Por në raundin e parë askush nuk e arriti pragun. Kështu i pari që ka marrë më shumë vota ka qenë Ramiz Çovbaj me 222 vota. Bardh Spahia ka marrë 164 vota, Qashif Hoxha. 105 vota, Eduard Bardeli 42 vota, Besnik Kastrati 19 vota, Aleksandër Marleci 14 vota dhe Endrit Alushi 2 vota. Kështu në bazë të rregullores në raundin kur nuk ka një kandidat që plotëson pragun, zgjedhjet shkojnë në balotazh me dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota. Ndaj Ramiz Çoba me 222 vota dhe Bardh Spahia me 164 vota do të rivotohen ditën e hënë, ku 634 delegatët e partisë demokratike do të kërkojnë sërish të përcaktojnë kryetarin e ri të Partisë Demokratike për qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakPD BOJKOTON KUVENDIN
Artikulli tjetërVIKTIMAT E LUFTËS AJRORE HAMAS-IZRAEL