Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, ka marrë vendimin për zgjedhjet për kryetar të PD dega Malësi e Madhe.Komisioni ka marrë në analizë ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë proçesit zgjedhor për kryetar të PD dega Malesi e Madhe e cila solli edhe dështimin e proçesit dhe ka vendosur nisjen nga e para të proçedurës për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD dega Malësi e Madhe.

Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, të gjitha kandidaturat e garës së mëparshme si shkaktar të dështimit dhe dëmtimit të zgjedhjeve, nuk do të jenë pjesë e këtij proçesi zgjedhor, dhe afati i mbledhjes së propozimeve nga strukturat e degës është deri me date 30 qershor.

Më pas, Komisoni do të caktojë me urdhër të veçantë, datën e zgjedhjeve për kryetar të PD dega Malësi e Madhe si dhe përbërjen e Komisionit të votimit dhe numërimit.

Kandidatët e mëparshëm në garë ishin tre Fred Sterkaj, Isa Ramja dhe Mimoza Rexhvelaj, të tre mjaft të njohur dhe me kontribute në vite për PD- në në atë zonë.

Me 25 prill, proçesi I votimit në Malësi të Madhe dështoi për shkak të thyerjes së kutisë së votimit.Gjithashtu kandidatët pretenduan për fryrje të listave dhe votim masiv pa qenë anëtarë të Partisë Demokratike, e gjithashtu kishte akuza për votim edhe nga pjesëtarë të administratës së Bashkisë.

Artikulli paraprak340 VITE PAS FUNDOSJES, SHISHET E VERËS NË ANIJEN MBRETËRORE ENDE TË PAHAPURA
Artikulli tjetërDREJTUESIT VENDORË TË PS, RAMA: KEMI NEVOJË PËR GJAK TË RI