
RAMA NË RRJETET SOCIALE: GATI PËR NJË FITORE SHEMBULLORE, DREJTIMI I DUHUR. Koalicioni i majtë mbledh kandidatët e 61 Bashkive për zgjedhjet e 21 Qershorit.
Përreth një orë deputetë, ministra, kandidatë dhe aleatë të qeverisjes, mbajtën nën kryesimin e Kryeministrit Rama një takim organizativ për këto zgjedhje në ambientet e Akademisë së Arteve. Zëvendskryeministri Niko Peleshi tha se mesazhi që u përcoll në këtë takim ishte ai i unifikimit të kandidatëve, të cilët sipas tij përfaqësojnë koalicionin dhe jo parti të veçanta. “Gati për një fitore shembullore të politikës së njerëzve me njerëzit e për njerëzit ndaj politikës së sherreve e shpifjeve. Drejtimi i duhur”. Është ky statusi që kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Tëitter menjëherë pas përfundimit të takimit me kandidatët për Bashkitë të koalicionit të majtë.