NJË 66 VJEÇAR DHE NJË 25 VJEÇAR U LARGUAN NGA VENDI I NGJARJES. Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia. Sipas informacioneve të policisë në kërkim është shpallur 66-vjeçari Fadil H, i cili me automjetin e tij tip ‘Alfa Romeo’ me targë AA 485 HK, në segmentin rrugor Koplik – Shkodër, në vendin e quajtur ‘Shtoj i Ri’, ka aksidentuar 49-vjeçarin  S. T dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ky i fundit ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Po kështu efektivët e policisë njoftuan se ka filluar procedimi penal edhe ndaj shtetasit Martin K, 25-vjeç, banues në lagjen ‘Guerile’ të Shkodrës. 25-vjeçari duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip Benz me targë AA 899 FR është përplasur me një mur rrethues të një banese dhe është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për arrestimin e tyre.

Artikulli paraprakDREJTORI I POLICISË SË SHTETIT HAKI ÇAKO NË SHKODËR
Artikulli tjetërZGJEDHJET, PS – LSI MBLEDHIN SË BASHKU KANDIDATËT