
Kryetari I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë Shkodër lidhur me mospagesën e sigurimeve shoqërore për punonjësit e shërbimit urban, të cilët nuk janë paguar prej vitit 2007.
Ky problem është I trashëguar nga kryetarët e bashkisë Shkodër ndër vite, deklaroi kryetari I sindikatës për qarkun Shkodër, Albert Tuka.Në këtë takim u trajtuan edhe disa problematika të tjera.
Ndërkohë, kryetari I bashkisë Shkodër Benet Beci ka reaguar pas takimit duke thënë se problemit të shtruar nga Bashkimi I Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë I ëshët dhënë zgjidhje.
“Me Presidentin e Bashkimit te Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Z.Gëzim Kalaja dhe drejtues të sindikatave në Shkodër, i dhamë zgjidhje një problemi të mbartur për punonjësit e ish parkut të udhëtarëve.
BSPSH me të drejtë ka ngritur zërin prej vitesh për lënien pezull të punonjësve në prag pensioni.
Kërkesa e tyre iu drejtua Bashkisë ndaj dhe sigurova drejtuesit e sindikatave për zgjidhjen e këtij problemi.”